Tronditëse/ Agjencia e Barnave, një institucion fantazmë që nuk ka as laborator!

0
17

“Fatkeqësisht vendi ynë nuk ka kapacitete dhe nuk bënë kontroll të barnave që hyjnë. Më parë e vetmja klauzolë që sillte barna disi më të kontrolluar ishte ligji. Ne jemi një vend që nuk kemi kapacitete kontrolli, ne kemi vetëm një laborator dhe ai është i vitit 1986”, tha Eglantina Bardhi, Shoqata “Together for life”.

Cilësia e barnave ndonjëherë është edhe perceptim. Por në momentin kur nuk kemi asnjë mënyrë kontrolli të cilësisë, atëherë perceptimi ka më tepër vlerë.

Kjo që shihni, është një godinë fantazëm, një institucion shtetëror, i quajtur Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.
Këtu duhej të ishte laboratori për kontrollin e cilësisë së barnave.

“Do të ishte mirë që popullata të informohej. Pasi dalin mite, gojëdhëna që flasin për cilësisnë e barnave dhe agjencia e kontrollit të barnave në secilin prej rasteve të raportuara realisht agjencia duhet të dilte me një qendrim zyrtar. Bashkangjitur duhet të kishte flet analizën e barit dhe të dhënat përkatëse të kontrollit të cilësisë ku të dokumentonte se pacientët kanë të drejtë apo jo”, tha Ledjan Malaj, Shef i departamentit të Farmaceutikës UMT.

“Fatkeqësisht vendi ynë nuk ka kapacitete dhe nuk bënë kontroll të barnave që hyjnë. Më parë e vetmja klauzolë që sillte barna disi më të kontrolluar ishte ligji. Ne jemi një vend që nuk kemi kapacitete kontrolli, ne kemi vetëm një laborator dhe ai është i vitit 1986”, tha Eglantina Bardhi, Shoqata “Together for life”.

Por agjencia në fjalë është tepër hermetike, aq sa nuk bën publik as emrin e Drejtuesit në faqen zyrtare.

Madje nëpërmjet burimeve informale, Top Story mësoi se në shtator të vitit 2018, është emëruar në krye të këtij instuticioni, ish drejtoresha e faramcisë së Qendrës Siptalore “Nënë Tereza”, Narvina Sinani.

Agjencia e Kontrollit të Barnave dhe të Pajisjeve Mjekësore nuk ka reaguar asnjëherë ndaj ankesave apo dyshimeve të qyteraëve. Thirrjet e tyre dëshpëruese për të rritur kontrollet, për të garantuar cilësinë e barnave, janë të shumta.

“Farmacitë duhet të kontrollohen . Të bëhet kontroll i rreptë. Njerzit janë shumë të indinjuar edhe pse nuk flasin. Ne nuk jemi bagëti moj, jemi njerëz. Kemi punuar një jetë të tërë, kam punuar 25 vjet në polici të shtetit. Pse të trajtohem në këtë mënyrë unë?!”, thotë pacienti.
“Për mendimin tim të gjitha ilacet e rimbursuara janë të skaduara. Bashkëshortja ime përdor insulinë, përdor ilaçe të rimbursuara dhe nuk japin efekt. Vetëm ngarkojmë trupin me antibiotikë të rëndë dhe të skaduar”, tha pacienti.

Top Story tentoi të merrte informacion për funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Në përgjigjen me shkrim që na ka kthyer ky institucion, është dhënë informacion i përgjithshëm dhe jo i detajuar.

Kjo agjenci thotë se për shkak të punimeve, është transferuar pranë zyrave të Institutit të Shëndetit Publik, duke qenë se ky institucion “dispononte ambiente laboratori të ngjashme me ato të Laboratorit të Kontrollit në AKBPM, ku kryhen proceset analizimit të barnave”.

Por në fakt ky është një mashtrim, pasi laboratori në Institutin e Shëndetit Publik nuk kryen analiza për cilësinë e medikamenteve, por kontrollon vetëm ngarkesën bakterologjike të barnave.

Më tej Agjencia shpjegon se nga trupa inspektuese e terrenit e përbërë prej 21 personash janë konstatuar “barna të cilat nuk përmbushin kushtet e Autorizimit për Tregtim, Autorizimit të Përdorimit apo të pullës së kontrollit.”

Institucioni më i rëndësishëm në vend sa i përket kontrollit të barnave nuk është i prirur që të bëjë transparencë për publikun, me rastet e abuzimit që konstaton.

Top Channel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here