Një 27-vjeçar është vrarë para pak minutash në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë. Dëshmitarët kanë treguar se si erdhi deri te vrasja e të riut në pikë të ditës. “Një makinë e zezë e ka pritur të riun me Omegën e gjelbërt. I ka dalë në pritë dhe e ka vrarë nga makina”, ka thënë një dëshmitar.
Lajmin për vrasjen e 27-vjeçarit për Gazetën Express e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka. Policia e Kosovës tha se “ai nuk u ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe në vendngjarje ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës: A. J., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, thotë njoftimi.
Shtatë ditë më parë në Ferizaj u vra edhe një 25-vjeçar nga Ferizaj, Meriton Aliu. Dyshohet se Aliu u vra për shkak të një hakmarrjeje mes familjes së tij dhe të dorasit.