‘Rama fali Eskobarin e Ballkanit!’ Shokon Berisha: Së fundi radhën e gjykimit të shkurtuar e ka tani…

0
112

Berisha shkruan se radhën e gjykimit të shkurtuar tani e ka Aldo Bare.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pasi Klement Balili fitoi gjykimin e shkurtuar. Në një status në “Facebook”, Berisha thotë se Rama e fali për dënimin e rëndë që meritonte Eskobarin e Ballkanit duke renditur sipas tij dhe disa arsye.

STATUSI I BERISHËS
Ediskobari fali Eskobarin!
Të dashur miq, sot ashtu siç ishte njoftuar, premtuar dhe parashikuar, krye krye kreu Ediskobari fali për dënimin e rëndë që meritonte Eskobarin e Ballkanit, Klement Balilin. Shkaqet e faljes janë:

Thesaret e Balilit, dmth Videot me orgji të regjistruara në Santa Quaranta të vet Ediskobarit dhe narkoqeritarëve të tij.
Sjellja e mirë dy vite në arrati e Eskobarit çka detyroi Ediskobarin t’i njohë 1 vit arrati për tre vite burg dhe t’i rezervojë gjykimin e shkurtuar.
Kjo e fundit u thotë të gjithë kriminelëve qëndroni në arrati po deshët që të keni lehtësi, natyrisht po patët video me orgji.
Së fundi radhën e gjykimit të shkurtuar e ka tani Aldo Bare.
Miq, kjo është drejtësia e Edvinit, duhet ta shporrim një minutë e më parë.
Revolucioni do të fitojë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here