“Rrugëdaljet mund të jenë të shumta. Varet ku na nxjerr dalja. Daljet janë të ndryshme.”
Gjatë një lidhje direkte për rubrikën ‘Opinion’ në News24, analisti Fatos Lubonja ka komentuar aktualitetin politik në vend si dhe djegien e mandateve nga opozita. Lubonja u shpreh se problemet e shqiptarëve duhet ti zgjedhin vetë shqiptarët dhe jo ndëkombëtarët.
“Rrugëdaljet mund të jenë të shumta. Varet ku na nxjerr dalja. Daljet janë të ndryshme. Të tjera dalje mendon kryeministri, të tjera opozita dhe të tjera qytetarët. Rrugëdalja do të thotë rikthim në normalitet. Çështja e rrugëdaljes është pak komplekse. Gjykimi që kam unë për ndërkombëtarët besoj e ata janë më të lumtur për status quon. Unë i konsideroj si pjesë e problemit më shumë sesa e zgjidhjes. Zgjidhjen duhet ta gjejmë vetë. Turqia, Polonia ka probleme, por nuk u bëjnë thirrje ndërkombëtarëve. Ne kemi gjithmonë këtë defekte se themi Amerika, por ka shumë Amerika. Ka Amerikë të Trump të Clinton etj. Ashtu është edhe Evropa me shumë faqe. Shqipëria është ende nën sundimin e establishmentit të vjetër. Brukseli është identifikuar si establishment i vjetër. Shqipëria përdor narrativën e tranzicionit drejt Evropës. Ne na thonë keni bërë ca hapa, por duhet të bëni më shumë. Unë mendoj se nuk kemi bërë hapa para”- tha Lubonja.