Balliu i përgjigjet kryeministrit Rama nga Astiri: Kanë frikë nga qytetarët!

0
11

Prej 115 ditësh banorët kundërshtojnë prishjen e banesave dhe anulimin e projektit të Unazës së Madhe.

Edhe mbrëmjen e sotme banorët e Astirit kanë vërshuar në rrugë.

Edhe mbrëmjen e sotme vihet re prezenca e deputetëve të dorëhequr të Partisë Demokratike Klevis Balliu dhe Oriola Pampuri.

Balliu i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë i porositi të gjithë deputetët dhe ministrat e tij që të mos dalin në asnjë studio televizive me opozitën, pas vendimit të tyre për djegien e mandateve.

‘Thanë që nuk dalim më në televzione për të bërë më debate se nuk janë më deputetë se me deputetët mund të bëjnë debate ne kurse me qytetarët e thjeshtë nuk pranojmë më debate. Dhe këtë e dimë se keni 115 ditë këtu dhe i keni kërkuar këtij njeriu të vijë të ballafaqohet dhe nuk denjojnë të vijnë se këta kanë frikë nga qytetarët, nuk kanë argumente të përballen me qytetarët’, tha Balliu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here