Pamje nga ngjarja! Përleshje në kryeqytet, goditen me tulla e hunj babë e bir…

0
118

Ngjarja ka shkaktuar panik tek banorët dhe bizneset e zonës.

Një sherr masiv ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:00 në kryeqytet. Balkanweb mëson se ngjarja ka ndodhur në zonën e Freskut ku disa persona janë përleshur me njeri-tjetrin.

Ndërkaq është njoftuar menjëherë policia e cila ka mbërritur në vend. “BalkanWeb” ka siguruar pamje nga ngjarja ku disa persona shihen teksa vrapojnë për t’i shpëtuar policisë. Ngjarja ka ndodhur  pranë dy lokaleve më të frekuentuara të zonës duke shkaktuar frikë tek kalimtarët.

Po kështu në konflikt janë përfshirë dhe familjarë e njërës palë, të cilët mësohet se janë pronarët e ambientit të biznesit ku ndodhi sherri. Madje sipas dëshmive një grua ka qëlluar me gurë , tulla e hunj  mbi një makinë luksoze tip “Porche Cayene”. Në video duken qartë se dy persona tentuan t’i iknin policisë duke vrapuar pas një ndërtese aty pranë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here