Spanja nuk njeh simbolet kombëtare të Kosovës, UEFA merr vendimin…

0
5

Duke pasur parasysh faktin se në grup me Kosovën janë edhe dy shtete tjera që nuk e kanë pranuar pavarësinë e saj, Greqia dhe Ukraina, atëherë UEFA vendosi që vend mikpritës i ndeshjeve të grupit 5-të të jetë Zvicra.

Ndeshjet e Grupit të 5-të për Kampionatin Evropian U-17 “Irlanda 2019” të parashikuara të zhvillohen në Spanjë, do të luhen në Zvicër.

Është ky vendimi i marrë nga organimi më i lartë i futbollit Europian, UEFA, në sajë të këmbëngulësisë së presidentit të Federatës Kosovare të Futbollit, Agim Ademi që kombëtarja të paraqitet me të gjitha simbolet në këto ndeshje, gjë e cila ishte e papranueshme për autoritetet spanjolle. Edhe pse gjatë Kongresit të UEFA-s, presidenti Ademi ka kërkuar nga homologu i tij spanjoll, Luis Rubiales, që të shfrytëzojë ndikimin e tij tek institucionet spanjolle që të mos pengojnë skuadrën kosovare, por nuk pati sukses.

E në të tillë situatë, presidenti Ademi bëri presion tek UEFA për ta zgjidhur këtë çështje dhe si rrjedhojë institucioni i futbollit evropian vendosi për t’i mohuar të drejtën e organizimit shtetit spanjoll. Duke pasur parasysh faktin se në grup me Kosovën janë edhe dy shtete tjera që nuk e kanë pranuar pavarësinë e saj, Greqia dhe Ukraina, atëherë UEFA vendosi që vend mikpritës i ndeshjeve të grupit 5-të të jetë Zvicra. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen prej 20 deri më 26 mars.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here