Murrizi deputeti që tradhëtoi partinë: Më varni tek kali i Skënderbeut…

0
140

Myslim Murrizi, deputeti që u bë i famshëm për shkak se tradhëtoi Partinë Demokratike, për tu kthyer në një ‘salirexhep’, tashmë nuk humbet asnjë mundësi për të kritikuar ish partinë ku bënte pjesë.

Murrizi shprehet se anëtarët e kryesisë dhe këshillit të PD, nuk i njeh askush madje është i gatshëm të varët tek kali i Skënderbeut, nëse këta persona kanë mbështetje në popull.

Këta që janë në Kryesi dhe Këshill po të ishte sistem tjetër, ai me lista të hapura nuk do i votonte njeri as për kryeplak.  Këta po i votoj njeri mua më varni te kali Skënderbeut.  Janë njerëz që nuk i njeh njeri. Nuk kanë qenë në asnjë varrim, nuk i kane dhënë dorën askujt’, ka thënë Murrizi”.

Nuk dihet përse zoti Murrizi e ka shoqëruar këtë deklratë edhe me një përbetim kaq makabër, sa varja tek kali i Skënderbeut.

Më tej, Murrizi thotë në mënyrë tallëse, se këtyre anëtarëve të PD-së, rrogën ua mbajnë gratë, duke dëshmuar kështu, që ai nuk  e percepton dot faktin se gratë mund të kenë akses tek paratë. Me sa duket, për zotin Murrizi, këto janë ekskluzivisht “çështje burrash”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here