Nora Malaj: Politika më e mirë është politika për shqiptarët

Fjala e Nora Malaj në mbledhjen me strukturat e LSI

Sot mendoj që është një nga momentet më të rëndësishme për një arsye shumë të madhe, jo pse ne lamë mandatin, por sepse ju rezistuat dhe treguat që ai mandat kur në 16 shkurt u helmuan njerëzit, u helmuan nënat, u helmuan gratë, u helmuan motrat, nuk mund të rezistonte dot më. Ndaj ne çuam mandatin tek çdo qytetar për të kuptuar që përtej politikës, politika më e mirë është politika për shqiptarët.

Dua t’ju falënderoj të gjithë ju miqtë e mi, të gjithë deputetët e LSI-së me në krye znj. Kryemadhi për një qasje të re të frymës në politikë për të kuptuar që LSI ka qenë një faktor dhe vazhdon të jetë edhe sot një faktor shumë I rëndësishëm. Faktori politikës tredimensionale për të kuptuar që përtej interesit personal vjen ai I raportit për të mos e zhbërë Shqipërinë që të mos quhet shprehje gjeografike, por të quhet shprehje e shqiptarëve, të quhet familja e shqiptarëve dhe të jetë si shtëpia jonë.

Dua të falënderoj të gjitha zonjat dhe vajzat dhe mendoj që tani ka filluar gongu për të filluar fushatën dhe kjo fushatë të jetë për fëmijët tanë., të jetë për moshën e tretë që endet sot në ditët më të vështira dhe kalon moshimin jo me dinjitet, por në varësi të mundësive dhe nevojave që mund ti realizojmë ne, fëmijët e tyre për të ndërtuar një jetë më të mirë dhe për të kuptuar që ka mbyllur historinë demagogjia dhe ka ardhur plani i veprimit për të realizuar një Shqipëri duke i dhënë fund asaj që quhet tranzicioni i tej zgjatur që na ka lodhur pa fund.

Faleminderit shumë të rinjve dhe të rejave/ Dua ta falënderoj të gjithë deputetët që në moshë janë të rinj të LSI-së, por kemi qenë një ekip dhe më lejoni të falënderoj personalisht Petrit Vasilin, si kryetarin e grupit parlamentar që kemi arritur të jemi skuadra më e mirë për të mbrojtur secilin nga ju dhe për të kuptuar që ne jemi të barabartë mes të barabartëve dhe e duam njëri –tjetrin. Jam e bindur që në këtë fushatë elektorale ne do jemi fryma, shpirti dhe zjarri I zgjidhjes së shqit[arëve dhe Shqipërisë

Nora Malaj: Politika më e mirë është politika për shqiptarët

Xhudistja Majlinda Kelmendi, i fiton edhe një

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko