Ndodhemi në një krizë shumë të madhe ekonomike të vendit, ku dita ditës situata po degradon deri në humbjen e shpresës dhe largimit të të rinjve shqiptarë. Padyshim unë si deputete e re por dhe deputetë të opozitës së bashkuar iu përgjigjëm vullnetit dhe kërkesave të popullit. Sot ndodhemi në këtë situatë, ku kemi një Kryeministër që nuk punon për qytetarët, ku janë faktuar shitblerja e votës, u shpreh Floida Kërpaçi, tani zyrtarisht, jo deputete, në intervistën për FaxNews.
Intervista për Fax News e Floida Kërpaçit
Zyrtarisht jo më deputete e Shqipërisë. Çfarë pritet në vijim?
Ndodhemi në një krizë shumë të madhe ekonomike të vendit, ku dita ditës situata po degradon deri në humbjen e shpresës dhe largimit të të rinjve shqiptarë. Padyshim unë si deputete e re por dhe deputetë të opozitës së bashkuar iu përgjigjëm vullnetit dhe kërkesave të popullit. Sot ndodhemi në këtë situatë, ku kemi një Kryeministër që nuk punon për qytetarët, ku janë faktuar shitblerja e votës. Jo më larg se dje, kam publikuar vendimin e gjykatës që tregon për shitblerjen e votës nga Partia Socialiste në Bashkinë e Vorës. Kemi një shtet i cili është i kapur nga droga dhe krimi i organizuar. Kemi një Kryeministër që po e largon vendin nga Bashkimi Europian. E vetmja alternativë që kemi është ajo që ka thënë opozita e bashkuar, një qeveri transitore për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Heqja dorë nga mandatet, e zbardh apo e rregullon aspektin moral të LSI përballë qytetarëve?
Në fakt show dhe propaganda që bën Edi Rama me fjalimet e tij të gjata mua si të re por dhe gjithë qytetarët shqiptar nuk na zgjidh asnjë nga hallet dhe problemet që kemi. Ai tenton që të mbulojë hallin e partisë së tij duke ia hedhur të tjerëve.
Çfarë rreziku sjell djegia e mandateve?
Nuk ka asnjë lloj rreziku por kjo është një shpresë për Shqipërinë. Ne si LSI kemi marrë një vendim të unifikuar për djegien e mandateve. Sepse e shikojmë këtë si të vetmen mundësi për të ndërtuar një Shqipëri tjetër pa Edi Ramën dhe pa qeverinë e tij e cila i shërben vetëm një grushti njerëzish.
Shumë analistë dhe politikanë thonë se ky vendim i djegies së mandateve mund të çojë dhe në shkatërrimin e partive të caktuara. Është menduar kjo në mbledhjen e grupit parlamentar të LSI?
Unë nuk dua të komentoj deklaratat e analistëve që janë të paguar dhe të udhëzuar nga Edi Rama. Por di të them vendimin e unifikuar të LSI për djegien e mandateve me shpresën e plotë se kjo është lëvizja e vetme që i hap rrugën një qeverie tranzitore pa Edi Ramën, e cila do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme që do ta çojë Shqipërinë drejt BE.
Si do mund të realizohej qeveria tranzitore pa një Parlament, pa deputetë të opozitës?
Këto janë hapa që në i kemi diskutuar dhe do vazhdojmë të diskutojmë. Mënyra sesi do të bëhen pastaj janë drejtuesit e partive politike që do të flasin për diskutimin e kësaj gjëje. Por kërkesa jonë kryesore dhe e panegociueshme është largimi i Edi Ramës!
U deklarua që vendimi për djegien e mandateve u lexua si vullnet i popullit. Si ka ndodhur kjo?
Ne e kemi deklaruar që vendimi ynë shpreh vullnetin e qytetarëve sepse qytetarët sot nuk besojnë më te Edi Rama. Nuk e duan më Edi Ramën Kryeministër dhe kërkojnë të gjendet zgjidhja për largimin e Ramës tij dhe qeverinë e tij e cila i ka rrënuar familjet shqiptare. Ne e dogjëm mandatin tonë për të qenë me qytetarët e thjeshtë dhe për të vazhduar aksionin
Nëse z.Rama pranon që te ketë zgjedhje të parakohshme këtë vit a është gati opozita për këtë?
Opozita padiskutim që është gati dhe nëse ne bëjmë një sondazh sot padiskutim që opozita e bashkuar, e mund dhe fiton përkundrejt sistemit
Përsa i përket qëndrimit të ambasdorëve, si i gjykoni?
Ne si LSI, kemi komunikim të vazhdueshëm me partnerët tanë. Me delegacione të ndryshme me eurodeputë. Dhe jemi të bindur që ata janë të qartë se kush është Edi Rama. Çfarë rreziku është ky njeri për zhvillimin dhe rajonin. Unë do ju thoja, prisni se nuk keni parë gjë akoma