Berisha në ekspozitën e Avni Delvinës/ Këtë urrejtje popullore ndaj Ramës, e kam parë vetëm ne 1990-1991 kundër diktaturës..

0
85

Ish-kryeministri Sali Berisha teksa ka vizituar ekspozitën e Avni Delvinës në Muzeun Historik Kombëtar, ka komentuar dhe situatën politike në vend. Berisha iu kërkoi ndihmë socialistëve për rrëzimin e Edi Ramës, pasi tha se fundi i tij mund të sjellë revolta, për shkak të mllefit të madh të qytetarëve.

“Unë dënoj gjendjen e mjeruar të pikturës shqiptare, siç e shihni nuk ka më ekspozita. Ekziston një galeri, po nuk guxon të hapen ekspozita të piktorëve, pasi zhgarravitësi nuk kërkon që të konkurohet, me deformimin që i ka bërë artit. 

Çdo gjë e ka një fund dhe fundi është i afërt. Me këtë rast unë iu bëj thirrje socialistëve që të largojnë me urgjencë Edi Ramën dhe klikën e tij nga pushteti, pasi urrejtja ndaj Edi Ramës bëhet çdo ditë dhe më e pakufishme.

Unë kam konstatuar në masat e gjëra protestuese atë urrejtje që e kam takuar në vitin 1990-1991 kundër diktaturës. Iu bëj thirrje diktatorit që të mos nënvlerësojë situatën, pasi ndëshkimi popullor për Edi Ramën po afron.

Çdo javë e Edi Ramës në pushtet përbën një rrezik kombëtar. Asnjë përfaqësues i vendeve demokratike nuk mbështet një vendim të tillë, po unë dua të siguroj të gjithë miqtë tanë se ky veprim ka një qëllim të vetëm: nuk duam që të jemi më fasadë, dhe duam që të mbrojmë vlerat e një shoqërie të lirë. U bëj thirrje që të vijnë dhe të shohin realitetin në Tiranë”, u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri Berisha u shpreh më tej se ai nuk kërkon të marrë asnjë pushtet me dhunë dhe se ka dhënë dorëheqjen nga çdo funksion që mbante.

“Unë nuk kërkoj më pushtet, Edi Rama është një kufomë politike, pasi do ta përzënë në një mënyrë të paimagjinueshme”, u shpreh më tej Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here