Duke iu përgjigjur Baton Haxhiut, Vasili shkruan në Facebook: “Dëgjojeni këtë Batonin, nuk e ha…levrekun kot sa krahu ky”.
Kreu i grupit parlamentar të partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka replikuar me analistin nga Kosova Baton Haxhiu.
Ky i fundit deklaroi mbrëmë në emisionin”Open” se PD do të zhduket dhe LSI-ja do të pësojë zbehje pasi shqiptarët, tha ai, kanë nevojë për një parti të re.
Mes tjerash, Baton Haxhiu u shpreh se me veprimin e kryer nga opozita për djegien e mandateve, të dy partitë kryesore opozitare do të humbasin rolin e tyre brenda dy muajsh.