‘Opozita kërkon rrëzimin e Ramës.’ Vetingun e kalojnë vetëm miqtë e Ramës, kush t’a luftojë mafian

0
115

Gjata deklaroi se opozita kërkon rrëzimin e Edi Ramës që të formohet një qeveri tranzitore për të luftuar mafian dhe krimin e organizuar.

Sekretari për Çështjet Ligjiore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata deklaroi gjatë një tha se opozita nuk synon të përballet fizikisht me Edi Ramën, pasi sipas tij nuk ka ngelur opozita që të kapet fizikisht me atë.

“Ne nuk duam përplasje fizike, kush do përplasje fizike me Ed Ramën, nuk ka ngelur opozita ta bëjë këtë gjë. Opozita kërkon rrëzimin e Edi Ramës që të formohet një qeveri tranzitore për të luftuar mafian dhe krimin e organizuar. Kush organ i drejtësisë mund ta bëjë këtë, Donika Prela, ja ku është dosja 339. Kush mund ta luftojë mafien kur vettingun e kalojnë vetëm ata që kanë lidhje me Edi Ramën. Nëpër institucione janë vendosur njerëzit e Ramës që bëjnë çfarë ti urdhërojë ai”, – deklaroi Gjata.

Sipas tij deputetët kanë marrë një vendimm të formës së prerë, ata nuk janë më deputet, dhe nuk ka të drejtë të hyjë as KQZ dhe askush tjetër në këtë proces.

Gjata argumentoi se në zgjedhjet e fundit partitë kanë hyrë të vetme në zgjedhje, kandidatët që vijnë në listë pas deputetëve që djegën mandatet sipas tij i kanë dërguar letër KQS ku theksojnë se nuk duan ta marrin mandatin.

“ KQZ bën kërkesën për zëvendësimin brenda 30 ditëve me emrat që vijnë pas tyre në listë, kjo është procedura, por ka ndodhur që komplet opozita në bllok u largua nga Parlamenti. Lista është politike dhe janë persona politik. Edhe këta të dytët i kanë dërguar KQZ-së një letër secili ku shprehen se nuk duan ta marrin mandatin. Nëse mbaron lista e Partisë Demokratike, mbaron gjithçka, sepse në zgjedhjet e fundit partitë janë futur vetëm, nuk ka patur koalicione. Duke u rregjistruar lista e tyre dhe duke mos patur kualicione nuk ka asnjë zgjidhje tjetër”, – deklaroi Çlirim Gjata..

Ai tërhoqi vëmendjen edhe ndaj ambasadorit francez për deklaratat e bëra nga ky i fundit për mos djegien e mandateve dhe zhvillimin e protestave paqësore duke thënë se ai të marrë parasysh protestat masive që po ndodhin në Paris ku prej muajsh qyteti është në kaos.

“E tha edhe Basha sot se ndërkombëtarët duhet të kenë parasysh se kush i qeveris ata dhe çdo të bënte pupolli nëse do të qeveriseshin nga një qeveri e tillë që vjedh votat”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here