Kryemadhi zbulon telefonatën me zyrtarin e DASH: Një shtet ku lulëzon krimi i organizuar!

0
9

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një lidhje telefonike në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në News 24 tregoi telefonatën me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën, Matthew Palmer.

Ajo tha se i ka sqaruar zyrtarit të DASH se pse i dogjën mandatet dhe se e ka siguruar që në protestën e sotme s’do kishte dhunë.

“Ai më sqaroi sa e rëndësishme është demokracia, që institucionet kushtetuese të funksionojnë. Unë i shpjegova pse i dogja mandatet. I kam thënë se Shqipëria është shndrruar në një shtet ku lulëzon krimi i organizuar, lavatriçe e pastrimit të parave të krimit dhe drogë. I shpjegova se nuk mund të qëndronim në një parlament të ngritur nga shitblerja e votës. Janë të deklaruara dhe të vulosura nga Zëri i Amerikës. I shpjegova që përgjigjet e antimafias italiane përmendin mijëra euro per blerje votash në Tiranë dhe Vlorë. Në fund ai më tha: Të kuptoj shumë mirë, vetëm protesta të jetë paqësore nesër”,- sqaroi Kryemadhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here