Gërmimet e para arkeologjike në Iran u zhvilluan në Susa në vitin 1850 nën udhëheqjen e europianëve. Në atë kohë, Irani u dha të gjitha autorizimet për gërmime arkeologjike studiuesve francezë. Irani filloi gërmimet e tij të para në vitin 1937.
Nje skelet njeriu që daton rreth 5000 vite më parë është gjetur në provincën iraniane Mazenderan.
“Si rezultat i gërmimeve të kryera në qytetin Babol, në provincën Mazenderan, gjetëm skeletin e një vajze të moshës 13-14 vjeçare, me zbukurime dhe stoli prej guri në qafën e saj. Mendojmë se skeleti daton tre deri pesë mijë vjet më parë”, tha Muhammed Fazli, kreu i ekipit të arkeologëve.
Ai rikujtoi se të ashtuquajturit gjuetarë thesaresh kanë bërë po ashtu gërmime të paautorizuara në rajon, gjë që ka komplikuar punimet.