Real Madridi nxjerr në shitje yllin e skuadrës

0
6

Për uellsianin parashikohet një rikthim në ishull, me Celsin dhe Mançester Junajtidin që janë të parët në listë për shërbimet e ish-lojtarit të Totenhemit.

Gareth Bale duket se po jeton muajt e fundit në Madrid. E përditshmja spanjolle “Marca” shpjegon se klubi i kishte dhënë lojtarit këtë sezon rolin qendror që kishte kërkuar në projektin e “los blancos” që kur ishte bërë pjesë e tyre në vitin 2013. Por ai nuk u ngjit asnjëherë në nivelet e kërkuara, për të marrë mbi shpatulla ekipin në momentet më të vështira të këtij edicioni.

Bejl shihej nga të gjithë si lojtari i cili mund të bënte diferencën në vend të Kristiano Ronaldos duke marrë trashëgiminë e tij, por as me Lopetegui e as me Solari ai nuk është shfaqur në nivelet e kërkuara, ndaj klubi do të nxjerrë në shitje.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here