‘Jam dashnore e çdo kryeministri’- Iriqi bisedon me Lefter Kokën

0
12
‘Më ka premtuar Rama që do m’i bëjnë gati fjalimet dhe diskutimet.’

Iriqi: – Media po flet se nuk do e djegësh mandatin. Pse?

Koka: – U shqyeva gazit kur thonë se nuk po djeg nga që po respektoj zgjedhësit e mi durrsakë. Atyre as u plas për mua dhe unë asnjëherë nuk kam menduar për ta.

Iriqi: – Po për kë ke menduar?

Koka: – Për kryeministrin e radhës. Ishte Nano i puthja ballin. Erdhi Berisha e votova me dy duar. Tani kemi Ramën. Njësoj e respektoj se më duhet.

Iriqi: – Pse të duhet?

Koka: – Sepse jam biznesmen. Ndaj u futa dhe në parlament.

Iriqi: – Nuk ke frikë se mos bëhesh qesharak?

Koka: – Hahahaha, pse kur kam qënë serioz unë.

Iriqi: – Të ngeli barrë e rëndë, do jesh opozitari vetëm në Kuvend.

Koka: – Nuk e kam të vështirë fare. Se më ka premtuar Rama që do m’i bëjnë gati fjalimet dhe diskutimet. Unë veç do i lexoj. Se nuk kam shkollë, por një faqe e nis dhe e mbaroj për gjysëm ore.

Iriqi:- Thuhet se do marrë mandat dhe një Lefter tjetër. E ke dëgjuar?

Koka:- Jo, ai nuk e merr dot.

Iriqi: – Pse?

Koka: – Se po erdhi Lefteri tjetér do na këndohet kënga:

 ‘Dy Lefterë në një derë,

 Njëri pjerdh, tjetri mban erë!’

Iriqi: – Nëse Basha bën marrëveshje me Ramën çfarë do bësh?

Koka: – Do e dredh. Sikur e kam për herë të parë. Do shkoj te LSI dhe ja, kaq mbaron.

Iriqi: – Do të të falin?

Koka: – Sigurisht. E dinë ata që unë kaq shkollë kam e kaq kuptoj. Budallait hapi rrugë, thotë populli. Dhe s’e ka kot. Hahahaha, ditë heroike po kaloj. U bëra si artist Hollivudi. Lefter De Koka, hahaha.

© SYRI.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here