E ardhmja e Ikardit tek Interi? Sajoi dëmtimin, tifozët kundër…

0
117

Ikardi nuk është i dëmtuar, por ka zgjedhur t’i bëjë bisht skuadrës për t’u mos u përballur me shokët, të cilët ishin dakort mr gradimin e Samir Handanoviç si kapiten të ekipit.

Pritej me padurim rezultati përfundimtar i analizave të gjurit të Mauro Ikardit. Argjentinasi, të cilit iu hoq shiriti i kapitenit javën e shkuar, u ankua për një shqetësim fizik përpara nisjes së skuadrës drejt Vjenës për sfidën ndaj Rapidit.

Por edhe ditët më pas Ikardi ka zgjedhur stërvitjet individuale dhe nuk i është bashkuar skuadrës. Kjo ngriti dyshimet e drejtuesve, që i kërkuan mjekut të verifikonte shqetësimet e sulmuesit dhe sot, analizat i kanë dhënë të drejtë klubit.

Tashmë e ardhmja e Ikardit tek Interi është veç një pikëpyetje e madhe, me tifozët që kanë dalë kundër idhullit të tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here