Deklaratë e Opozitës së Bashkuar! ‘Koha e kërcënimit të shqiptarëve ka ikur!’

0
16

Policia e Shtetit publikoi njoftimin për protestën e thirrur nga opozita, se nëse qytetarët do të revoltohet, do të bëhen ndërhyrje. Policia njëkohësisht ngriti ‘akuza’ ndaj opozitës, duke fajësuar këtë të fundit se po shkakton nxitjen e dhunës duke krijuar skenare për protestën.

DEKLARATË E OPOZITËS SË BASHKUAR

Opozita e Bashkuar dënon më forcë deklaratën e Policisë Politike dhe të Ministrit të fundit të Brendshëm të diktaturës komuniste për nxitjen e dhunës nga opozita në protestën e së enjtes para Kuvendit të Shqipërisë. Nëse ka një skenar dhune apo sulmi ndaj institucioneve, ky skenar gjendet në zyrën e Edi Ramës. Të tilla thirrje nga Policia Politike e Edi Ramës janë të dala boje. Protesta e 16 Shkurtit provoi se mes protestuesve nuk ka kriminelë. Opozita e Bashkuar njofton bandën në krye të qeverisë, Kuvendit dhe të Policisë se koha e kërcënimit të shqiptarëve ka ikur! Edi Rama mund të ndryshojë axhendën e Parlamentit “339”, mund të arratiset vetë nga Tirana, por është i pafuqishëm të ndryshojë axhendën e popullit! Sovrani do të ushtrojë nesër të drejtat e tij, në orën 10.00 para Parlamentit, i cili nuk duhet të mbetet peng i krimit dhe korrupsionit, por t’u kthehet sa më shpejt Shqipërisë dhe shqiptarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here