Cila është forca misterioze ndërkombëtare që mbështet dhe garanton protestat kundër Kryeministrit?

0
89

‘Kanë një mbështetje të heshtur dhe të mirë strukturuar të ndërkombëtarëve, të cilët shohin si të rrezikshme vazhdimin e pushtetit të Ramës’.

Mjaft burime të ndryshme, informojnë për 360grade.al, se edhe protestat e studentëve edhe protestat e Opozitës, kanë një mbështetje të heshtur dhe të mirë strukturuar të ndërkombëtarëve, të cilët shohin si të rrezikshme vazhdimin e pushtetit të Ramës, e sidomos, kontrollin që grupe të caktuara financiare dhe jo vetëm, rezidentë jashtë Shqipërisë, kanë me ortakët e tyre në Tiranë.
Nuk përcaktohet dot deri në fund, nëse Rama, i është nënshtruar pushtetit të tyre kërcënues, apo thjesht nuk përballet dot me ta, sepse janë marrë peng disa ministra të rëndësishëm me videopërgjime, të cilët kërcënojnë kryeministrin se nëse u ndodh gjë, do tja hedhin atij fajin për çdo gjë, pohojnë burimet.
Pavarsisht nëse është aktor aktiv, apo është i pengmarrun, korridoret shqiptare të drogave të forta dhe sidomos armëve të trafikuara në destinacione të panjohura dhe përdorimi gjithë e më profesional i off shoreve, për transacione të tipit: drogë-armë-drogë, dhe fitimeve të depozituara on line në off shore, qeveria e këtij kryeministri, është krejt e bllokuar dhe inaktive, gjykojnë segmente të caktuara të ndërkombëtarëve.
Të cilat, duket se, japin një mbështetje “XY”, për një rotacion të parakohshëm, me pikësynim kryesor mbylljen e këtyre “koridoreve”, që janë ose të pakontrolluara ose edhe më keq, nën mbrojtjen e personave të caktuar me shumë influencë në kupolën që rri në rreshtin e dytë apo të tretë, pas kupolës qeverisëse….

/360grade.al/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here