Deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj vjen me një reagim në rrjetin social facebook, duke shprehur mirënjohje për qytetarët dhe angazhimin e tyre në protestën madhështore.
Statusi:
Mirënjohje qindra mijëra qytetarëve shqiptarë për angazhimin e tyre në protestën më madhështore pas vendosjes së pluralizmit.
Mirënjohje qindra mijëra të rinjve e të rejave që protestuan me lule përballë një kryeministri që nxit dhunë dhe helmon qytetarët.
Sot Edi Rama ra bashkë me qeverinë e tij të krimit dhe korrupsionit.
Shqiptarët protestuan sot për demokraci, të revoltuar nga padrejtësitë, varfëria, papunësia, keqedukimi dhe zhvatja që u bën çdo ditë qeveria.
Vrulli popullor nuk do të ndalet!
Shqiptarët tashmë e kanë marrë vendimin, nuk ka më kthim pas!
????????