‘Thirrje për mbrojtjen e këpurdhës.’ Neritan Sejamini: Turpi i ambasadorëve perëndimorë në Tiranë!

0
98

Protestues të ardhur nga çdo cep i Shqipërisë shprehën revoltën e tyre. Pikë kryesore e qytetarëve ishte pikërisht përpara Kryeministrisë. Gazetari Neritan Sejamini, ka reaguar në rrjetin social facebook për qëndrimin sipas tij të turpshëm nga ambasadorët perëndimorë në Tiranë.

Nga Neritan Sejamini

Është qesharake të shikosh nivelin e turpshëm ku kanë përfunduar ambasadorët perëndimorë në Tiranë: bëjnë thirrje për mbrojtjen e pronës publike, pra të kërpudhës, dhe jo për mbrojtjen e lirisë, të drejtave të njeriut, demokracisë; flasin për rrezikun që i vjen vendit nga prishja e kërpudhës, ndërkohë që heshtin prej vitesh, pa belbëzuar qoftë edhe një fjalë, për rrezikun që i vjen Shqipërisë, po edhe vendeve të tyre, nga kapja e shtetit prej krimit dhe korrupsionit marramendës. Shqiptarët nuk duhet t’i marrin ata seriozisht, sikurse, për të keqen e tyre, morën seriozisht dy manipulatorët e vegjël Vlahutin dhe Lu. Shqiptarët duhet të marrin seriozisht veten e tyre, lirinë dhe dinjitetin e tyre, dhe të drejtën për të vendosur vetë se çfarë qeverie duan.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here