Pse Shqipëria është më e rrënuar se kurrë? Gjoshaj: Mijëra qytetarë protestuan sot për të drejtat e tyre

0
117

Nga Klajda Gjosha:

Falenderoj me zemër ata mijëra qytetarë që protestuan sot për të drejtat e tyre, për shpresën e humbur, për ekonominë e rrënuar, për bukën e fëmijëve, për sigurinë e munguar, arsimin, shëndetësinë, e shumë e shumë çështje që janë kthyer në dhimbje për jetët e tyre.

Kam dëgjuar shumë komente në media për dhunën e përdorur në protestë. Patjetër që dënojmë çdo lloj dhune, por nuk duhet të harrojmë dhunën psikologjike që këto qytetarë përjetojnë cdo ditë nga arroganca dhe shpërfillja qeverisëse. Dhunë do të thotë të lësh njerëzit të vrasin veten sepse nuk paguajnë dot faturat elektrike. Dhunë do të thotë t’i heqësh ndihmën ekonomike mijëra familjeve që jetojnë në varfëri ekstreme. Dhunë është propaganda e shfrenuar që kërkon të bëj lavazh truri te ata që nuk kanë fuqi të ngrenë zërin. Dhe Po, është dhunë të mos lejosh qytetarët e paqtë të protestojnë të lirë, sepse e Garda e Republikës merr urdhëra të prerë për të hedhur lëndë helmuese mbi ta.

Është e thjeshtë të gjykosh nga zyrat komode, duke e ndjekur si film protestën e qytetarëve nëpërmjet televizorit. Është e rëndë ama të shihje qindra qytetarë normalë që kërkonin ndihmë sepse nuk gjenin dot ajër për t’u mbushur me frymë.

Nuk pres që protestat e opozitës të mbeshteten apo të duartrokiten nga mazhoranca. Por do dëshiroja shumë që në këtë shtet të kishte ende shpresë për një ndjenjë përgjegjësie dhe nuk e di nëse Kryeministri e ka pyetur ndonjëherë veten, se pse Shqipëria sot është më e pashpresë dhe e rrënuar se kurrë?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here