‘Sjellje kriminale e qeverisë me Skraparin, bllokohet buxheti!’. Spahiu:Të hënën nuk funksionon asnjë shërbim

0
89

Spahiu shigjetoi qëllimet politike që synojnë t’i mbajnë peng mijëra banorë të Skraparit. Në takim ishte i pranishëm edhe Deputeti i Zonës Nasip Naço.

Kryetari i Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu në praninë e deputetit Nasip Naço informuan opinionin publik në një takim të mbajtur të premten 15 shkurt 2019, në Çorovodë, për rastin e paprecedentë të bllokimit të buxhetit të Bashkisë Skrapar.

Aktiviteti u zhvillua në Sallën e Kinemasë së Qytetit nën një interesim të lartë ku morën pjesë më se 600 persona. Situata e pazakontë dhe apatia e institucioneve për reagim do të sjellë për fat të keq, që nga kjo e hënë 18 shkurt 2019 të paralizohet puna për disa sektorë me ndikim në komunitet për pamundësinë financiare për të siguruar funksionimin normal të punës – tha Spahiu.

Ai shtoi se nga kjo e hënë, duke qënë se bizneseve lokale nuk mund t’u marrim dot më borxhe për ushqim dhe shërbime për Konviktin e Nxënësve, Qëndrës së Fëmijëve me Aftësi Ndryshe, Çerdheve këto shërbime do të mbyllen.

Naço ndër të tjera theksoi paligjshmërinë dhe falsifikimet e Vendimeve të Këshillit Bashkiak Skrapar si dhe paaftësinë e institucioneve për të reaguar. Naço vlerësoi mënyrën e projekt buxhetit që kishte paraqitur Bashkia Skrapar dhe anatemoi nën ironi mënyrën sesi Këshilli Bashkiak, Prefekti dhe Ministria e Financave quajnë të saktë një buxhet prej 6 fletësh duke u treguar të pranishmëve situatën e pazakontë dhe të qëllimtë politike. Në takim mes shqetësimeve folën edhe shumë pjesëmarrës, përfaqësues të fshatrave, banorë, pensionistë duke treguar vështirësitë financiare me të cilat duhen të përballen për ushqimin me listë dhe revoltën e indinjimin publik që po luan me fatet e njërëzve të varfër e në nevojë të gjithë Skraparit. Aktiviteti synoi informimin e opinionit publik me situatën e pazakontë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here