‘Ministra hajdutë, ministra injorantë.’ Shpërthen Basha: Rama po bëhet gati t’ia mbathë!!!

0
117

Përkrah banorëve të Astilit, simbol i rezistencës 105 ditore në mbrojtje të banesave tyre, Basha tha se e keqja ka zaptuar çdo pjesë të këtij vendi.

Nga Unaza e Re, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ironizoi kryeministrin Edi Rama se po ia mbath nga protesta e opozitës.

Lulzim Basha: Shtëpitë e tyre nuk arriti ti prishë antiligji, oligarkët hajdutë nuk gjejnë vrimë miu ku të futen dhe Edi Rama, arroganti, fjalëpisti, kryehajduti po bëhet gati t’ia mbathë, nesër në Vlorë, pasnesër në azil. Ky është shembulli konkret i forcës që keni në duar bashkëqytetarët e mi, kurrë nuk mund ta ketë fatin tuaj në dorë asnjë qeveritar, fatin tuaj e keni në dorë ju, e bëni ju.

Përkrah banorëve të Astilit, simbol i rezistencës 105 ditore në mbrojtje të banesave tyre, Basha tha se e keqja ka zaptuar çdo pjesë të këtij vendi.

Lulzim Basha: E keqja nuk është varfëria, varfëria është pasojë e të keqes, e keqja është qeveria që është kapur duke vjedhur taksat tuaja, buxhetin tuaj, pasuritë tuaja, është kapur siç tregon Zëri i Amerikës duke vjedhur pushtetin në bashkëpunim me krimin e organizuar, është kapur duke vjedhur votat tuaja, vullnetin tuaj.Kjo e keqe kudo në Europë do ta kishte marrë një përgjigje përmes votës së lirë ose përmes drejtësisë që funksionon. Këto dy shtylla përkohësisht kanë rënë.

Basha tha se nesër është dita që qytetarët të marrin në dorë fatin e tyre.

Lulzim Basha: Nesër me 16 shkurt para Kryeministrisë në orën 11 ju keni në dorë të diktoni çdo ndryshim. Nesër vetëm disa qindra familje këtu përballë gjithë shtetit, gjithë policisë, asgjencisë së prokurimit publik, dhjetëra institucioneve të tjera, policisë bashkiake, tatimorëve, prokurorisë së papërgjegjshme. Nesër fatin tuaj nuk e ka më në dorë një bandë që ka ardhur me votat e krimit, nuk do ta kenë në dorë Ministrat hajdutë, Ministra injorantë dhe të korruptuar.Të jemi bashkë në pjesëmarrjen më të madhe popullore dhe qytetare. Nesër ëShtë radha që njerëzit e drejtë, punëtorë dhe të ndershëm të këtij vendi të rrethojnë të keqen, të rrethojnë hajdutërinë, padrejtësinë, arrogancën dhe t’ia numërojnë flluksat e fundit të oksigjenit kësaj të keqeje për ti hapur Shqipërisë rrugën e një vendi normal europian.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here