Kryemadhi: Frika e protestës i ka bërë të bllokojnë rrugë dhe autoza. Rama është i vetëm

0
16

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë takimit me strukturat e LSI në njësinë bashkiake nr 11 Tiranë duke komentuar masat e marra nga qeveria tha se kryeministrin Rama e ka zënë frika nga protesta e nesërme.

Por pavarësisht bllokimit të rrugëve dhe autobuzave, e gjithë Tirana do të vërshojë në Bulevard, për ti treguar Edi Ramës dhe krimit të organizuar që tashmë janë të vetëm. “Frika e protestës së nesërme i ka bërë që të bllokojnë rrugë, të bllokojnë autobuza, të kërcënojnë shoferë, etj, por nuk kanë bërë llogarinë më të vogël, që e gjithë Tirana do të jetë atje nesër në Bulevard dhe do të vërshojë. E gjithë Tirana nuk ka nevojë as për autobuza dhe as për furgona dhe as për makina, nesër e gjithë Tirana do të jetë në bulevard, për t’i treguar Edi Ramës dhe krimit të organizuar që janë vetëm. Qytetarët janë me popullin e tyre, qytetarët janë populli dhe nuk janë politikanët ata që do të dalin nesër, nesër e gjithë politika dhe opozita del si qytetare”, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here