Kriza katalanase vazhdon! Spanja shkon në zgjedhje të parakohshme…

0
97
Spanish prime minister Pedro Sanchez makes an official statement on Venezuela, at La Moncloa palace in Madrid on February 4, 2019. - Spain today became the latest nation to recognise Venezuela's opposition chief Juan Guaido as interim leader after President Nicolas Maduro defiantly rejected an ultimatum by European countries to call snap elections. (Photo by PIERRE-PHILIPPE MARCOU / AFP) (Photo credit should read PIERRE-PHILIPPE MARCOU/AFP/Getty Images)

Kanë kaluar vetëm tetë muaj që kur Sanchez mori postin, duke kryesuar një qeveri minorancë të varur tek mbështetja e Katalonjës.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka thirrur zgjedhje të parakohëshme më 28 prill pasi deputetët nacionalistë të Katalonjës tërhoqën mbështetjen për buxhetin e qeverisë socialiste.

“Ju informoj se me fuqinë që më është dhënë si kryeministër i qeverisë spanjolle, dhe pas diskutimeve të mëparshme në këshillin e ministrave, unë kam vendosur të shkrijë parlamentin dhe të thërras zgjedhjet parlamentare më 28 prill”, njoftoi Pedro Sanchez, kryeministër.

Sondazhet e opinionit publik tregojnë se asnjë parti e vetme nuk do të mund të fitojë një mazhorancë të qartë.

Por, konservatorët dhe partia e ekstremit të djathtë, Vox, pritet të arrijnë rezultate të mira. Kriza katalanase ndërkohë vazhdon.

Deputetët katalanas refuzuan projektbuxhetin e sanchezit pasi qeveria refuzoi të diskutojë të drejtën e rajonit për vetëvendosje.

Ndasitë dolën sërish në dritë të martën kur 12 liderë separatistë katalanas dhe aktivistë, dolën në gjykatë nën akuzat për rebelim dhe mosbindje në lidhje me referendumin e pavarësisë të mbajtur në 2017.

Socialistët kanë 84 vende në dhomën e ulët me 350 deputetë dhe aleatët e tyre kryesorë, podemos, kanë 67.

Por, partia më e madhe e vetme është partia popullore në opozitë, me 134 deputetë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here