‘Bashkim Kombëtar.’ Thirrje e fortë nga Kryemadhi: Populli nesër i merr karrigen Ramës

0
107

“Populli do i japë leksionin që është ai që të jep karrigen dhe populli të heq nga karrigia. Hapja e negociatave ka rëndësinë më të madhe për ne”.

Një ditë para protestës së opozitës, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi thotë se nesër do dalë në shesh si qytetare dhe jo si politikane. Ajo thotë se Rama ka ikur që dje, por nesër populli do sigurohet t’i heqë karrigen, ashtu siç ia dha.

“Ne jemi peng i një njeriu që nuk e lëshon karrigen. Ai ka frikë. Sot ne kemi nevojë për një qeveri që kujdeset për qytetarët. E patë si e ka rrethuar atë veprën e vetë tek kryeministria? Sikur të kujdesej për shqiptarët njësoj si për imazhin e hyrjes së derës ne do ishim të lumtur. Atij më shumë i dhimbset neoni se minatorët, naftëtarët. Ai njeri ka ikur ka ikur që dje, ne nesër do t’i bëjmë të qartë që s’mund të mbajë peng të ardhmen e shqiptarëve. Populli do i japë leksionin që është ai që të jep karrigen dhe populli të heq nga karrigia. Hapja e negociatave ka rëndësinë më të madhe për ne”.

 Kryemadhi shton se qeveria ka frik nga populli nesër dhe lutet që Zoti t’ju japë forcë dhe fuqi nesër.

“Frika e protestës i ka bërë të bllokojnë rrugë e autobusë, por s’kanë bërë mirë llogarinë që e gjithë Tirana do jetë nesër në bulevard. Nuk ka nevojë për autobusë, furgona, makina Qytetarët janë me popullin. Nesër e gjitha politika del në protestë si qytetarët. Sot me shumë se kurrë kemi nevojë për Bashkim Kombëtar. Zoti na dhëntë forcë dhe fuqi nesër në atë protestë paqësore”,- shtoi ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here