‘Shqipëria ka parë boll dhunë politike!’ OSBE, opozitës/ Rama dhe Avdylajt do të bëjnë vertetë zgjedhje te lira! Jo dhunë

0
13
OSBE-ja në Tiranë kërkon që protesta e opozitës e parashikuar për të shtunën të mos shoqërohet me akte dhune. “Trazirat nuk janë një rrugë e shkurtër për të ardhur në pushtet”, thuhet në deklaratë.

E vërteta është se që të gjitha manipulimet dhe blerjet e zgjedhjeve nga 2015 e këtej, janë bërë nën vëzhgimin e OSBE, por kjo e fundit që nuk ka bërë akoma asnjë reagim per publikimet e BIRN dhe VOA për blerjet e zgjedhjeve ne te gjithe Shqipërinë, i kërkon opozitës të mos ushtrojë dhunë të shtunën se zgjedhjet lokale do të jenë vërtetë të mira, sigurisht me Ramën, Gjushin, Avdylajt etj.

Deklarata e OSBE

Shprehim shpresën tonë që protesta politike e së shtunës nuk do të degjenerojë në dhunë. Aspiratat e të gjithë qytetarëve shqiptarë kërkojnë një diskurs politik të pjekur dhe konstruktiv; trazirat nuk janë një rrugë e shkurtër për të ardhur në pushtet. Shqipëria ka parë boll dhunë politike në të shkuarën. Çdo kthim në atë kohë vetëm sa do të dëmtonte vendin, veçanërisht tani që ai futet në një periudhë katër mujore vendimtare, kur të gjitha përpjekjet dhe energjitë duhet t’i kushtohen organizimit të zgjedhjeve vendore, të cilat janë një provë e vërtetë për demokracinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here