Deputeti i partisë demokratike, Flamur Noka në një intervistë për gazetën “Standard” ka folur për paltformen opozitare, ku tha se kjo tregon qartë se ajo do të hyjë e bashkuar dhe unifikuar si kurrë ndonjëherë. Ai nënvizoi se qëllimi i opozitës është largimi i Edi Ramës nga qeveria dhe krijimi i një qeverie tranzitore. I pyetur për rastet e përdhunimt në vend, Noka theksoi se për fat të keq kemi një kryeministër të mbuluar nga perversiteti që indukton. “ Në Shqipërinë e Edi Ramës ligjin e bën i forti dhe i pushtetshmi dhe nuk ekziston shteti i së drejtës” –shtoi deputeti demokrat. Ndërsa ka folur për reformen zgjedhore, Noka deklaroi se është e mbajtur peng nga mazhoranca. “ Është qartësisht vullnet negativ i Edi Ramës ose vullnet i mbajtur peng ndaj dhe opozita e bashkuar në një nga pikat e saj që ka paraqitur është krijimi i kushteve për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme dhe reformen zgjedhore ” –u shpreh deputeti i PD.
Intervistoi: Ermelinda Ndoja
1-Dy ditë më parë u prezantua platforma e opozitës së bashkuar nga kryetari Lulzim Basha, cilat janë disa nga detajet e kësaj platfome që do të sjell rrëzimin e qeverisë?
Platforma ka disa element jashtëzakonisht shumë të rëndësishmë domëthënës dhe element historik, sepse në platform tregohet qartësisht se opozita për herë të parë do të hyjë e bashkuar e unifikuar si kurrë ndonjëherë. Ky është elementi themelor i kësaj platforme. Edi Rama në këto zgjedhje do të jetë i vetëm, të gjithë partitë e tjera të spektit të djathtë dhe të qendrës, po dhe të majtat janë në krahë të partisë demokratike, në krahë të Bashës dhe të opozitës. Ky është një element thelbësor dhe është një marrëveshje historike për PD dhe aletatët. Elementi i dytë është se kjo opozitë ka një qendrim të unifikuar, ku ne kërkojmë largimin e Edi Ramës. Të krijohet njje qeveri tranzitore, sepse ka nevoje vendi të garantojë zgjedhje të lira dhe krijimin e besimit për këto zgjedhje. Dhe për krijimin e zgjedhjeve të lira në këtë vend duhet me çdo kusht largimi. Qeveria tranzitore do të ketë detyrë sipas platformës së opozitës që të krijoj gjitha kushtet për ti garantuar procesin zgjedhor zgjedhje të lira. Ti përgatis këto zgjedhje, të përgadis reformen zgjedhore, krahas të tjerave është shtylla kryesore që ne kemi bërë betejen për shkëputja e poltikës nga krimi, shkëputja e ndikimit të krimit në fushata zgjedhore tek vota e qytetarëve. Përfshihet dhe lufta kundër blerjes së votës, intimidimit dhe gjithë elementeve kriminal që përfshin një process zgjedhor. Detyrë tjetër e kësaj qeverie tranzitore so të jetë dhe krijimi i besimit dhe i kushteve të besimit për reformen në drejtësi, siç jeni në dijnei Edi Rama ka berë gjithçka për të marr peng reformen në drejtësi dhe për ta përdorur atë politikisht. Produkti i deri tanishëm tregon që është një keqpërdorim politik i Edi Ramës, i gjitha institucioneve që janë produkt i refomres në drejtësi, duke filluar që nga KLP, KLGJ, Prokurori e Përgjithshme, Dhe nga procesi i Vetingut po shndërrohet në gjueti shtrigash dhe po përdoret poltikisht për të goditur ato që do Rama. Ndaj Shqipëria ka nevojë për një reformë të besueshme dhe kjo detyre i bie qeverisë tranzitore dhe jo qeverisë së Edi Ramës. Pikë tjetër është dhe krijimi i gjitha kushteve, realizimi i gjitha reformave të vëna nga Bashkimi Europian për të çelur negociatat, pavarësisht se kemi më shumë se një që Edi Rama ka mashtruar gjithë shqiptarët, që negociatat janë çelur, realisht Shqipërisë nuk janë hapur negociatat, dhe Shqipëria pëe sa kohë të ketë Edi Ramën në krye të qeverisë nuk do të ketë hapje të negociatave. Fati i integrimit të Shqipërisë mbahet peng vetëm nga një njeri që është Edi Rama, ndaj largimi i tij me krijimin e kësaj qeverie, do jetë detyre e qeverisë tranzitore të realizojë këto reforma për të hapur rrugen për negociatat në BE.
2- Jemi tre ditë larg protestës opozitare, cila do jetë zgjidhja që mund të vijë nga protesta e 16-shkurtit: Qeveri e njëjtë me kryeministër tjetër apo rrëzim i plotë i kabinetit aktual. Pra çfarë synon maksimalisht opozita me protestën?
Synimi jonë është largimi i Edi Ramës, e keqja e këtij vendi ka vetëm një emër që është Edi Rama. Ne nuk synojmë që duke larguar Edi Ramën të vijmë ne në pushtet, por të krijohet një qeveri tranzitore e cila të bëjë detyrën që duhet të bëjë dhe pastaj të çojë vendin në zgjedhje, të krijojë besimin për zgjedhje të lira, të ndershme. Pastaj gjithësecili ka të drejtën të konkurojë për paltformen e vetë.
3-Për vetëm dy javë rastet e përdhunimit kane tronditur vendin, cili është gjykimi juaj për rastin e Kavajës dhe dy rastet ku janë të përfshirë edhe dy efektiv të policisë?
Ajo që vlen të nënvizohet në këtë situatë është perversiteti që është ngritur në institucion në këtë qeveri. Dhe kjo ka një shpjegim për fat të keq kur kemi një kryeministër të mbuluar nga perversiteti sigurisht që indukton. Asgjë nuk është e rastësishme sepse oficeri i Malësisë Madhe ishte i larguar për dyshime të tilla nga policia e shtetit dhe u rikthye nga qeveria e perversitetit. Rasti i Kavajës është i turpshëm dhe i frikshëm, është i turpshëm sepse ka qënë në dijeni e gjithë struktura shtetërore duke filluar që nga drejtoria e shkollës, drejtoria arsimore, policia dhe askush nuk ka marrë asnjë masë. Rasti i Kavajës tregon se nëse ke lidhje me pushtetin çfarëdo krimi të bësh të fshihet, të mbulohet. Dhe ky shtet që duhet të ishtë në të drejtë të viktimës, vetëm nga e saj nuk ishte. U desh një denoncim nga ish-kryeministri Berisha që shteti të detyrohet të reagojë. Kjo është e turpshme që tregon se në Shqipërinë e Edi Ramës ligjin e bën i forti dhe i pushtetshmi dhe nuk ekziston shteti i së drejtës. Historia është se indikotohet perveristeti, siç është një qeveri perverse, një kryeministër pervers dhe vazhdon poshtë, por nuk janë vetëm këto raste. Kujtojmë dhe rastin e ish-kryetarit të bashkisë së Dibrës, edhe ai rilindas ishte. Gjithashtu dhe rasti e një sekretari të një deputeti në Sarandë edhe ai rilindas ishte. Pra nuk është një rast kaq janë bërë publike, sa e sa raste të tjera fshihen dhe mbulohen. Kjo tregon se në këtë vend kjo qeveri vetëm qeverisje nuk bën. Këto raporte nuk krijohen mbi një qeveri demokratike, mes qytetarit ligjit dhe pushtetit. Prandaj kjo është një arsye pse qyetarët janë të revoltuar me këtë qeveri dhe do të kërkojnë rrëzimin e Edi Ramës me datë 16 shkurt.
4-Ministria e Brendshme e kabinetit qeveritar të Ramës është një ndër ministritë që nuk ka gjetur paqe, ku për 6 vite ka ndërruar 3 ministra. Ju si e vlerësoni punën e ministrit Lleshi në këto tre muaj?
Ministria e brendshme dhe policia janë për fat të keq në ditët më të errta. Mua ministri brendshëm më dhimbset, si pasojë e vullnetit politikë të Edi Ramës është shkatërruar dhe po vazhdon të degradojë vazhdimisht në këto vite. Të vëndosësh në krye të ministrisë se brendshme, Saimir Tahirin një deleguent i njohur nga rrethi i tij shoqërorë, me problematika të rënda të cilat ja kemi bërë me dije dhe tani, ishte sinjali i parë që tregonte se ministria e brendshme do të shkallojë. Pas asaj që produkti dihet tashmë, kanabizimi dhe kriminalizimi. Pas asaj çfarë bëri? Vendosi vëllanë e Agron Xhafës, pra i dha ministrinë e brendshme Fatmirë Xhafës, ministria e brendshme drejtohet nga një trafikant në tjetrin. Tashmë i detyruar dhe nga opozita dhe nga presioni i demokratëve është munduar të vendos veten në krye të minstrisë, se Sandër Lleshaj nuk është asgjë tjetër vetëm goja dhe syri i Edi Ramës. Çdo gjë aty është Edi Rama, por deri tani ka treguar se nuk është në gjendje ta drejtojë dhe menaxhojë këtë ministri. Sepse nuk është vetvetja. Sander Lleshaj në kaq kohë sa është ministër nuk po bën asgjë vetëm se po e thellon hendekun mes policisë, ligjit dhe qyetetarëve. Ky nuk është thjeshtë faji i Sander Lleshajt, ky është faji i shefit të tij, i cili e ka katandisur në këtë pikë ministrinë e brendshme. Sot nuk ekziston tek opinoni publik një mirëbesim ndaj policisë. Pavarësisht se këta mundohen ta fshehin sot i kanë dhënë policisë imazhin e Saimir Tahirit, këtë e ka bërë Edi Rama, sot i kanë veshur policisë imazhin e Habilajve e gjithë bandave të Shqipërisë. Sot tek stema e flaurit Edi Rama të heq Llesh e të vë Llesh nuk e ndërron dot sepse ai ka vënë stemen e hashashit. Ka përdhosur flamurin e policisë. Organizata e policisë të ngrejë krye, të marrë frymë që me mijëra policë të ndershëm të cilët janë në terror, frikë e presion mund të arrijnë të bëjnë detyrën. Sepse ajo kupole e policisë, qoftë edhe kupola politike e Shqipërisë duhet të spastrohet e për këtë duhet vullnet dhe këtë vullnet e ka vetëm partia demokratike. Dhe ne e kemi demostruar me kohë këtë sepse kemi qënë në pushtet dhe e kemi demostruar me vullnet të hekurt, në luftën kundër krimit, kundër drogës , trafiqeve dhe në zbatimin e ligjit.
5-Çfarë do të ndodh me reformen zgjedhore, pasi nuk kemi ende një përfundim, dhe as propozim të përbashkët opozitë maxhorancë?
Reforma zgjedhore prej kaq kohësh, dihet publikisht është e mbajtur peng nga mazhoranca. Është bërë publike në të gjitha mbledhjet të gjitha takimet që ka patur komisioni i reformës zgjedhore. Është qartësisht vullnet negativ i Edi Ramës ose vullnet i mbajtur peng ndaj dhe opozita e bashkuar në një nga pikat e saj që ka paraqitur është krijimi i kushteve për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme dhe reformen zgjedhore. Pra kjo i bie qeverisë tranzitore. Qeveria tranzitore duhet reformen zgjedhore dhe kushtet për bërjen e zgjedhjeve. Edi Rama nuk mund ta bëjë kurrë atë. Ti besosh reformen zgjedhore Edi Ramës është sikur ti varesh mëlçitë ujkut në qafë, ti besosh zgjedhje të lira. Ndaj opozita është e vendosur Edi Rama nuk mund të zhvillojë kurrë zgjedhje të lira. Edi Rama është armik i votës së lirë. Ai e përbuz dhe nuk e njeh Shqipërinë e votës së lirë. Ndaj atij dhe qeverisë se tij nuk mund ti besohet më. E ka vërtetuar që nga zgjedhjet lokale në Korçe, me zgjedhjet e 2015, të 2017 e në vazhdim. E ka vërtetuar që është armik i zgjedhjeve të lira, i votës së lirë. Pra opozita ne platformen e saj e ka të përfshirë dhe këtë çështje që i takon qeverisë tranzitore të garantojë reformen zgjedhore dhe kushtet e zgjedhjeve.