Monika Kryemadhi: Një njeri që bullizon deputetët, ministrat, shqiptarët nuk mund të mbajë peng shqiptarët

0
95

Protesta e 16 shkurtit kanë në thelb një gjë, negociatat me Bashkimin Europian.

E pranishme në emisionin “Opinion”, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka folur reth protestës të së shtunës.

Sipas saj, protesta e 16 shkurtit është protesta e halleve të shqiptarëve.

“Protesta e së shtunës është protesta e halleve shqiptare, e 400 mijë të rinjve që kanë ikur nga Shqipëria, e bizneseve të vogla që kanë falimentuar, e banorëve të Unazës së Re që iu grabit prona, e të gjithë mjekëve e infermierëve, e policëve që nuk marrin orët shtesë.  Moshapja e negociatave më 23 qershor dhe hapja për Maqedoninë para Shqipërisë do të jetë fatale”, u shpreh Kryemadhi.

“Një njeri që bullizon deputetët, ministrat, shqiptarët nuk mund të mbajë peng shqiptarët”, shtoi kryetarja e LSI-së.

Sipas saj, protesta e 16 shkurtit do të jetë më paqësorja dhe më e forta sa i përket reagimit qytetar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here