Këngëtari shpërthen ashpër: Aty ku nëna vritet dhe fëmijët… Mos paç Shën Valentin kurrë o Shqipni!

0
112

 

Këngëtari tregohet shumë i ashpër dhe i prerë duke uruar që Shqipëria etnike të mos ketë asnjëherë Shën Valentin.

Frederik Ndoci njihet si një nga këngëtar shqiptar që i thotë mendimet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe pa u ndikuar nga askush.

Së fundmi, ai në ‘Facebook’ ka bërë një poezi, ku lidh ngjarjet e aktualitetit në Shqipëri me ditën e Shën Valentinit.

 

Statusi i plotë:

Kam do’ vite, qe shen Valentini

Me shfaqet ne gjum,

Me buzqeshje cinike

Me do vargje poemash te ftohta,

me dokumente e sorollatje,

Me biseda telefonash më video,

me foto zemrash ne media,

larg puthjeve te sinqerta bashk me shterngime duersh.

Me duket anti shen Valentin

Avokati e oficieri emigracionit

ne zyrat e tyne

mbush ne dosje,

E lot largesie pa parfum!

Trendafila mbetun pa u ble prej meje,

Por zambake lilak vorresh, per stoli kronikash te zeza,

grave drit shkurtera,

te ndeshkueme me plumb.

Jo Shen Valentini nuk asht per trojet e mia,

ku má vler ka krimi se dashnia,

Ku dashni asht vrasja e lot nder sy jetimesh te fmija!

Ndergjegje 0 e minus 0 burrnia!

Mu ngrive në buz shen Valentin

Kur nana vritet e fmija mbet jetim!

Ku feja e vrasjes asht unike,

Per nanen qe femijet ia fike

A ka shen Lucifer kund për ne?

Se te madh e kisha ble qirin,

Ose me plot goj:-

Mos paç shen Valentin oh shqipnia etnike.

FN

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here