‘Ditët e fundit të kryeministrit!’ Ultimatumi nga banorët: Ke vetëm dy rrugë…

0
96

Banorët kanë paralajmëruar kryeministrin Rama se ka kohë deri nesër për tu tërhequr, pasi më 16 shkurt, qytetarët do të marrin në dorë fatin e tyre.

Banorët e “Astirit” kanë dalë për të 104-ën ditë radhazi në protestë ku tashmë nuk këkrojnë vetëm dësmshpërblim në vlerë 100% të pronës së tyre, por anulim të plotë të projektit të “Unazës së Madhe”, pasi e cilësojnë si projekt korruptiv.

Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe deputetë të opozitës, mes të cilëve edhe deputeti demokrat, Klevis Balliu, i cili nuk harroi të përmendte edhe ngjarjen e sotme në parlament, ku Edi Paloka spërkati me bojë kryeministrin Edi Rama.

“Nuk mund të rri pa përshëndetur Edi Palokën. E përshëndet e gjithë Unaza. Të ishit brenda sallës së parlamentit dhe të shihnit frikën e Edi Ramës për 16 Shkurtin. E ka të shkruar në ballë. Kudo që shkon, në çdo qytet, gjen sallën më të vogël. Tani ke vetëm një rrugë, ose të rrëzohesh, ose të largohesh. Opozita i ka provuar të gjitha rrugët. Kemi denoncuar qindra afera korruptive, qindra raste se si ministra e deputetë të kësaj mazhorance kishin lidhje me banda e kriminelë. Bashkëpunimin e Ramës me krimin e organizuar. Të gjitha i kemi çuar në prokurori, por kjo drejtësi e Edi Ramës e ngritur me spiunë të ish-sigurimit nuk ka bërë asgjë. I kemi hezauruar të gjitha opsionet politike dhe juridike”, u shpreh deputeti Klevis Balliu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here