Skandali me policin/ Deputeti i PD-së deklaratë të fortë: Kam edhe video të tjera…

0
140

I ftuar diten e djeshme në emisionin “Top Show”, ku po diskutohej rreth rastit, ku oficeri i policisë ngacmonte seksualisht një minorene, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili denoncoi lidhjet politike të efektivit Burhan Bajrakurti, është shprehur se ky nuk është rasti i parë dhe i vetëm për efektivin të arrestuar tashmë.

“Bajrakurti ka një precedent seksual edhe para vitit 2013, ndaj edhe ishte përjashtuar nga Policia e Shtetit. Më pas ai shërbeu si komisioner i Partisë Socialiste në zgjedhje dhe u rikthye në polici. Kur je partiak, ti nuk mund të jesh në Policinë e Shtetit, pasi vijmë te situata kur një 15-vjeçare shkon dhe denoncon, por denoncimi nuk merret sepse efektivi i policisë ka lidhje të forta politike”, është shprehur Salianji.

Deputeti i PD-së shtoi se,  Bajrakurti nuk e ka rastin e parë këtë me 15-vjeçaren, pasi regjistrimi i videove dhe përdorimi i tyre për shantazh më pas, duket se është një rast i përsëritur për të.

“Policët më kanë sjellë edhe video të tjera të këtij oficeri. Ky person e ka ves xhirimin e videove, pasi ka edhe regjistrime me gra të tjera. Bajrakurti i regjistronte vetë videot, në sy të viktimave dhe më pas i përdorte ato për shantazh. Ka denoncime për këtë rast, por policia e shtetit nuk i merr si provë”, deklaroi Salianji.
Specialisti i komunikimit në komunitet, Burhan Bajrakurti u arrestua mbrëmjen e djeshme nga policia e Shkodrës nën akuzën e ngacmimit seksul ndaj të miturave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here