Berisha përjashton opsionin e një Qeverie të PS pa Ramën kryeministër: Ndryshe, opozita të ulë qafën e të pranojë se është fasadë

0
109

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përjashtuar opsionin e një Qeverie tjetër të Partisë Socialiste ku Edi Rama nuk do të jetë kryeministër. Berisha theksoi se PS-ja duhet të paguajë faturën për lidhjen me krimin.

“Në asnjë mënyrë kryeministër socialist. PS duhet të paguajë faturën për lidhjen e me krimin”, theksoi ish-kreu i PD-së.

Në emisionin ‘Byro Politike’, Berisha tha se kryeministri teknik mund të vijë nga bota akademike, ndërkohë që qeveria tranzitore për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe zbardhjen e dosjes ‘339’, të manipulimit të votave.

“Sa të duash ka nga bota akademike dhe e ekspertizës, për një qeveri që ka një mision kryesor përgatitjen e kushteve për zgjedhjet e lira dhe zbardhjen e plotë dosjes ‘339’. Nëse nuk shkojnë paralel këto, Shqipëria do të shkojë nga e keqja në zi. Shqiptarët janë prekur aty ku nuk duhej prekur kurrë”, u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri Berisha theksoi se opozita duhet të bëjë gjithçka për të rikthyer lirinë e votës, ose do të ulë qafën dhe të pranojë që është thjesht fasadën.

Sali Berisha i kërkoi kryeministrit Edi Rama që të qëndrojë në zyrë, më 16 shkurt, dhe të vlerësojë siç duhet situatën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here