Meta: Largimet e padrejta nga puna, faturën duhet ta paguajë zyrtari që…

0
114

Gjatë fjalës së tij në konferencën e organizuar nga INFOÇIP me temë “Marrëdhëniet e Punës dhe Shqyrtimi Gjyqësor”, Presidenti i Republikës Ilir Meta tha se duhet të plotësohet trupa e nevojshme gjyqësore në Gjykatën Administrative për të mos pasur vonesa në vendime.

Meta u shpreh se sa i përket largimeve të padrejta nga puna në administratë, faturën duhet ta paguajë zyrtari që e ka shkarkuar punonjësin në mënyrë të padrejtë dhe jo taksapaguesi shqiptar.

“Numri në rritje i konflikteve gjyqësore dhe me një trupë gjyqësorë ende të paformuar sjell vonesa në vendime. Gjykata administrative duhet të plotësohet me trupën e nevojshme. Është rritur numri i konflikteve në marrëdhëniet e punës dhe 30% e rasteve në Administrative janë për problemet në marrëdhëniet e punës. Duhet të përcaktohet me ligj evidentimi i përgjegjësisë direkt të zyrtarit publik për shkarkime të padrejta nga puna, si përgjegjësi penale, duhet dispozitë e vecantë në kodin penal, por edhe financiar për cdo dëm që i shkaktohet buxhetit. Fatura e përballimit të dëmit t’i kalojë zyrtarit që ka marrë vendimin e padrejtë. Dëmi nuk mund t’i ngarkohet taksapaguesit shqiptar, që janë të dëmtuarit kryesorë në këtë rast”- tha Meta

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here