“Kështjella e dashurisë” nuk është në Paris! Zbuloni vendet më romantike në botë

0
152

Maldivet në krye të listës padyshim!

Ndoshta ju pëlqeni rërën e bardhë dhe ujërat e kaltër të një plazhi tropikal, por mund të jeni të pasionuar pas kulturave ikonë të qyteteve të tilla si Stambolli, Parisi apo Venecia. Edhe thirrja e egër një udhëtimi safari mund të jetë e veçantë. Sidoqoftë, kudo ku udhëtoni, ka disa destinacione që janë edhe më të veçanta nëse bëhet fjalë për një udhëtim romantik.

Maldivet

Gjithmonë në krye të listës së vendeve romantike ishulli I bukur në Oqeanin Indian mbetet një nga vendet më mbreslënëse të planetit, për plazhet e bukura, detin dhe resortet e shumta.

Toskana

Nëse ka diçka më romantike se vetë Toskana, është ajo që quhet “Kështjella e dashurisë”. Kështjella “Ama” gjendet në Chianti, në zonën e vreshtave që prosdhojnë një nga verat më të mira në botë. Pushuesit mund të zgjedhin mes suitave luksoze të shekullit të 18-të dhe të shijojnë perëndimin e diellit pas kodrave, ndërsa mund të zbulojnë edhe një kulinari të mrekullueshme.

Parisi

Nëse do të kërkonit emrin e qytetit më romantic në botë, kryeqyteti francez do të përmendej nga shumë njerëz. Sigurisht do të gjeni vendet e shumënjohura si Kullën Eiffel, katedralen “Notre Dame” apo galeritë e Luvrit. Por gjithashtu mund të vizitoni vende më pak të njohura, por që ja vlejnë të shihen si “Musée de la Vie Romantique”, një muze i dedikuar romantikëve të shekullit 19-të, në art, muzikë dhe letërsi. Mbi të gjitha, një udhëtim në rrugët e PArisit për të parë lagjet dhe kafenete, gjithashtu do të ishte mbreslënës.

Stambolli

Një nga qytetet më të rëndësishëm të Turqisë, Stambolli është gjithashtu një vendndalesë romantike. Në një ditë e gjysmë të kaluar në Stamboll, ju mund të shihni Pazarin e Madh, Xhaminë Blu dhe Pallatin Topkapi. Një atraksion tjetër interesant është Bosfori që lidh pjesën europiane me atë aziatike.

Kjoto

Kjoto do të jepte një shije delicate, falë çeljes së qershive. Ish-kryeqyteti elegant i Japonisë është një zgjedhje shumë popullore për vizitorët e dashuruar falë miksimit të vendeve, kuzhinës, kulturës dhe qasjes ndaj të huajve./ M.B (Burimi: CNN)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here