Kush vjedh vota, vendin e ka në burg! Basha nga Vlora paralajmëron ashpër Vangjush Dakon!

0
94

“Shqiptarët e kanë kuptuar se perdja ka rënë dhe mbështetjen tonë e keni të pakufishme. Në Europë shkohet me sjellje europiane. Nuk njoh vend europian që nuk ka pedagogë që kundërshtojnë politikën. Ne do të stimulojmë mendimin e pavarur dhe mendimin publik”, tha  Basha.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha nga Vlora në një diskutim të gjatë me studentë dhe pedagogë tha se integrimi i Shqipërisë në Europë nuk mund të bëhet me mashtrime, por vetëm kur ligji të zbatohet njësojë për të gjithë.

Duke iu referuar sanksioneve ligjore të parashikuara në Kodin Penal për vjedhje dhe blerje votash, i pari i PD-së nënvizoi faktin se po të ishte zbatuar, Vangjush Dako sot duhet të ishte në burg dhe jo kryetar bashkie.

 “Kodi penal i Republikës  së Shqipërisë i amenduar pas 17 majit thotë se kush kapet duke vjedh vota: Vendin e ka në burg. Në vend që ta kemi Vangjush Dakon në burg, sot e kemi kryetar bashkie. Esenca që e ndanë një shoqëri  europiane apo jo evropiane është mënyra se si zbatohet ligji. Dera e Europës nuk hapet me hilera.  Do të garantojmë që ligjit aty ku është thyer të kthehet dhe të zbatohet, por do të garantojmë që edhe abuzuesit të gjykohen për shkeljen e kryer. Kjo do të marrë fund, pavarësisht nëse je votues i PD apo i PS-së. Çdo mësues është vizionar, është prindi i dytë.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here