E mbani mend? Elsa e “Pallati 176”? Ja si duket sot dhe ç’bëhet me të…

0
11

Eva Alikaj është plot 57 vjeçe, edhe pse të gjithë e kujtojnë si ajo vajza e re lozonjare në rolin e Elsës.

Ajo mbahet mend dhe nuk do të harrohet kurrë për rolin e saj si Elsa në komedinë e famshme shqiptare “Pallati 176”.

Eva është një emër i madh dhe kontributi i saj në kinematografinë shqiptare nuk është i pakët sidomos në vitet ’80, shkruan meganews.al
Eva Alikaj lindi në Tiranë më 25 prill 1961. Kur ishte vetëm 21 vjeç, fitoi Kupën si Aktorja më e mirë e Festivalit V të Filmit Artistik Shqiptar, me filmin “Njeriu i mirë” (1982).

Një vit më pas, u diplomua për aktore në Akademinë e Arteve të Tiranës dhe iu bashkua trupës së Teatrit Kombëtar.

E shfaqur rrallë në skenën shqiptare, Eva Alikaj nuk ka ndryshuar shumë nga ajo që ka qenë më parë, teksa duket sërish si një vajzë lajkatare dhee këndshme.
Ja si duket ajo sot:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here