‘Shkelja më flagrante e ligjit.’ Gjosha: Kryeministri shkel të drejtën e një fëmije të dhunuar!

0
114

Deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha ka reaguar ashpër, duke e quajtur një vepër të paprecedent të kryeministrit, publikimin e videos me imazh të vajzës së mitur në rrjeten sociale.

Statusi i plotë:

Publikimi i imazhit të vajzës së mitur në Kavajë, me zë dhe figurë është shkelja më flagrante e ligjit “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”. Neni 17, Liria e jetës private, pika 3, e shpreh qartë se ‘privatësia e fëmijës respektohet në të gjitha fazat e procedurave gjyqësore apo administrative, duke përfshirë edhe publikimin e tyre në media’.

Unë mund të kuptoj çdo gjë në këtë shtet, por që kryeministri të shkelë të drejtën e një fëmije të dhunuar për privatësi, është e papranueshmë dhe e dënueshme!

Do ta ftoja të gjithë shoqërinë, institucionet dhe mediat të reagojnë për këtë veprim të paprecedentë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here