‘Nuk e mendoja se do takonte vdekjen!’ Nora Malaj: Zoti ta bëftë të lehtë rrugën për në Parajsë!

0
150

Deputetja e LSI-së, Nora Malaj ka komentuar për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të njohur Kiço Blushi.

Statusi:

Ti po shkon në botë e amshuar , përherë i kujtuar! Jeta është një sfidë e madhe ! Lindim , rritemi, krijojmë familje , bëjmë historinë e emrit e pastaj shkojmë në botën e përtejme .Kur dëgjiva lajmin e trishtë të ikjes nga kjo botë të shkrimtarit shumë të dashur për ne të gjithë,ndjeva dhimbje në shpirt dhe trishtim. Ndodhta se u rrita me emrin e Kiços , ndoshta se në formimin tim dhe të brezit tim ka zënë një vend në radhët e atyre shkrimtarë që pena dhe mendimi kritikë ka qenë arma e tij e fortë, ndoshta se nuk mendoja që figura si Blushi , një ditë do takojnë vdekjen. Po ja që nuk qenka e thënë… Vdekja vjen, ashtu papritur , e merr këdo , sado i fortë qoftë. U preftë në paqe e qoftë i lehtë dheu ku do të prehesh! Ti , përherë miku pamoshë , do të jesh i kërkuar dhe asnjëherë i harruar… Dhe kur ne të mërzitemi shumë , përherë në raft të librave do të kujtojmë , sa herë veprat e tua të shikojmë, aq herë ty nuk do te harrojmë!!! Iku dhe një tjeter korife i letersise se viteve ‘70! Zoti ta bëftë të lehtë rrugën për në Parajsë! Amin !
?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here