Julian Deda është ndër aktorët e humorit më të dashur për shqiptarët dhe ndër më të komentuarit në media duke qënë se publiku ka gjithnjë kuriozitet të dijë më shumë rreth jetës së tij.
Juli është i martuar prej 13 vitesh me bashkëshorten etij Armandën dhe është babai i dy fëmijëve me emrat Reina dhe Mateo.
Së fundmi ai ka shkuar të ndjek ndeshjen e të birit Mateos teksa luante futboll dhe ka ndarë me ndjekësit e tij momentin që atij i jep emocionet më të veçanta.
’Ndër rastet e rralla ku jam spektator, tifoz dhe i emocionuar në të njëjtën kohë. Kur luan kampioni im’ shkruan Juliani krahaa postimit ku shfaqet i biri teksa luan futboll ndërsa ai e sheh nga larg.