Abuzimi seksual i 16-vjeçares në Kosovë/ Polici shpërthen në lot, përqafohet nga protestuesit…

Abuzimi seksual i 16-vjeçares në Drenas të Kosovës, ka sjellë reagime të shumta në mbarë vendin por jo vetëm, ku është dënuar akti i rëndë i mësuesit të saj dhe një punonjësi të policisë.

Për këtë është organizuar edhe një protestë në këtë qytëet kundër këtij akti dhe ajo cfarë ka rënë në sy është përfsirja në të edhe e disa njerëzve të njohur të artit dhe politikës.

Por ajo që ka bërë më shumë përshtypje gjatë zhvillimit të kësaj protesta ka qenë një punonjës i policisë që është përkujdesur për sigurinë gjatë protestës i cili ka filluar të qajë para protestuesve, nga vendi i ngjarjes, transmeton  lajmi.net

Një nga policët më të moshuar është emocionuar shumë gjatë thirrjeve të protestuesve i cili edhe është filmuar teksa fshin lotët.

Ai ka gjetur mbështetjen e disa prej protestuesve që i janë ofruar dhe e kanë përqafuar.

Kujtojmë se nxënësja nga Drenasi ishte abuzuar nga mësuesi dhe këtë ngjarje ajo kishte shkuar në polici të denonconte. Por, tmerri i saj vetëm sa kishte filluar sepse hetuesi i policisë Vesel Veseli kishte marrë deklaratën, e kishte fotografuar të zhveshur dhe pas ekspertizës mjekoligjore e kishte shantazhuar, që ta detyronte të kryente marrëdhënie me të.

Makthi i 16-vjeçares do të vazhdonte për një vit. Ajo mbeti mbeti shtatzënë me abuzuesin e saj, i cili e ka detyruar të abortojë në klinikën e një mjeku gjinekolog, Femi Ahmeti, në Prishtinë.

 

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko