‘Rrinte si mjerane!’ Akuza të forta nga deputeti i PD-së: Ministres Xhaçka i erdhi letër që të më sulmonte

0
12

Sot mora vesh se ministres Olta Xhaçka i kishte shkuar një letërporosi për të më sulmuar mua dhe familjen time. Ajo është vajza e gjykatëses Natasha Xhaçka, e cila ishte në kërkim në 92′-shin për birësim të paligjshëm dhe trafiqe. Kjo erdhi pas fjalimit tim në Parlament.

Banorët e “Astirit” kanë dalë sërish sot në protestë, kundër prishjes së banesave dhe bizneseve të tyre, të cilat preken nga projekti i “Unazës së Madhe”, ndërsa e cilësojnë këtë të fundit si korruptiv.

Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe mbrëmjen e sotme deputetë të opozitës, ndër të cilët edhe deputeti i PD-së, Klevis Balliu.

Ai tha se banorët e “Unazës së Re” nuk do të dorëzohen, ndërsa denoncoi atë që sipas tij e quajti si një urdhër për të sulmuar atë dhe familjen e tij.

Ndërsa sulmoi ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ai u u shpreh:

Sot mora vesh se ministres Olta Xhaçka i kishte shkuar një letërporosi për të më sulmuar mua dhe familjen time. Ajo është vajza e gjykatëses Natasha Xhaçka, e cila ishte në kërkim në 92′-shin për birësim të paligjshëm dhe trafiqe. Kjo erdhi pas fjalimit tim në Parlament.

Gjatë fjalimit tim ajo rrinte si mjerane, nuk pati guxim të thoshte që e keni gabim zotëri, sepse ajo e di që nuk e kisha gabim. Ajo nuk guxoi të kundërshtonte apo dhe të thoshte një fjalë për “Unazën e Re”, por uli kokën dhe u largua nga Kuvendi”.

Banorët e Unazës së Re vijojnë protestën e tyre prej më shumë se 3 muajsh, ndërsa kërkojnë jo vetëm dësmshpërblim në vlerë 100%, por anulim të të gjithë projektit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here