‘Paralajmërim i fortë për Ramën!’ ‘Nuk do të ketë shpulla, por grushta kundra kësaj qeverie’

0
115

Kryeministri duhet te pergatitet sepse nuk do të ketë shpulla , por grushta , brryla që do të drejtohen kundra kësaj keqqeverisje dhe në rradhë të parë ndaj vetë kryeministrit Edi Rama”, tha Nard Noka për Report Tv.

Deputeti Nard Ndoka  tha se protesta në 16 shkurt do të jetë radikale dhe se do të jenë qytetarët ata që do përcaktojnë kohëzgjatjen e saj, dhe nëse duan ta rrëzojnë këtë maxhorancë qeverisëse, e cila sipas tij deri më tani  ka treguar që nuk ka vesh për të dëgjuar interesat e qytetareve.

“Protesta e 16 shkurtit pritet të jetë një protestë radikale edhe pse ende nuk ka një informacion për detajet e saj.  Çdo gjë që është në dorën e qytetarëve, dëshira e tyre, do të jetë  si njësi matëse e cila do të vendos vetë kohëzgjatjen e kësaj proteste e cila mund të jetë edhe e pafund deri në largimin e Ramës. Të vetmen kërkesë që kam është që mos na pengoni që të protestojmë ashtu siç duhet , pafund .  Çdo parti politike po merr masat e veta organizative pasi po përgatitemi me një protestë popullore. Kryeministri duhet te pergatitet sepse nuk do të ketë shpulla , por grushta , brryla që do të drejtohen kundra kësaj keqqeverisje dhe në rradhë të parë ndaj vetë kryeministrit Edi Rama”, tha Nard Noka për Report Tv.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here