Mori propozim nga banda, njihuni me shqiptarin e arrestuar në Belgjikë…

0
152

Mediat vendase shkruajnë se shqiptari përfundoi në Bryzh ku shiti kokainë.

Megjithëse kishte një punë të mirë si kontrollues i trafikut ajror në vendin e tij, ai përfundoi në mjedisin e drogës në më pak se një vit. Një 30-vjeçar shqiptar tani rrezikon 30 muaj burg për shitjen e kokainës në Bryzh të Belgjikës.

Shqiptari Endri K., ndryshe nga shumë të tjerë, ishte thjesht një shitës droge. I riu ndoqi studimet universitare në Shqipëri dhe përfundimisht filloi të punonte si kontrollues i trafikut ajror.

“Ai sigurisht ka një të ardhme”, argumenton avokati i tij Nadia Lorenzetti. “Më 1 mars të vitit të kaluar, klienti u largua nga puna. Nëna e tij kishte kancer të mitrës në atë kohë. Ai kishte marrë borxh për të paguar për trajtimin e saj, por për shkak të humbjes së punës, ishte në vështirësi financiare.”

 “Endri K. shkoi në Holandë ku filloi të punonte për një firmë ndërtimi. Ai mori një propozim nga një bandë për të shitur drogë dhe kështu përfundoi në një mjedis të tillë”.

Mediat vendase shkruajnë se shqiptari përfundoi në Bryzh ku shiti kokainë.

“Ne sapo kishte goditur një bandë shqiptarësh që shisnin drogë kur morëm informacione se një tjetër tregtar shqiptar po punonte”, tha prokurori.

“Si bashkatdhetarët e tij, i pandehuri shiste drogën me biçikletë. Kur u arrestua, ai kishte jo më pak se 54 porcione kokaine në xhepin e tij. Ai deklaroi se punonte në emër të një ‘Mohamed nga Molenbeek’, por nuk e kemi gjetur atë.”

Mediat holandeze shkrujanë se se shqiptari Endri K., do të përballet me një dënim me burg prej 30 muajsh. Ai gjithashtu mund të detyrohet të paguaj 60,000 euro.

Vendimi përfundimtar do të jepet më 14 mars.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here