‘Cili është premtimi që e bën të heshtë!?’ Vasili sulmon ashpër Ramën: Fundi i mazhorancës është afër

0
134

Për një çështje kaq delikate, çfarë e ka gjetur Kryeministrin, i cili dihet që është një folës i palodhur për gjërat nga më banalet, më të panevojshmet që e ka qepur gojën? Ç’pazare e kanë imponuar këtë heshtje? Cili është ai premtim i errët, i marrë diku larg, jo në perëndim, asnjëherë, që e bën të heshtë? Pse zëvendësohen propozimet, draftet, projektet nga qenia mbi tavolinë, vazhdojnë të rrinë nën tavolinë? Pse bisedat e hapura publike, deklarimet e qarta publike zëvendësohen me takime minjsh fajtorë, peng të kushedi se çfarë gjërash të tjera, në vend të një politike të qartë?

 Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili nga foltorja e Kuvendit  u shpreh se kryeministri Edi Rama po rrezikon me pazare politike ‘integritetin territorial të vendeve të Ballkanit Perëndimor’.

Vasili, tha se përpjekja për zhvendosje kufijsh ka shkaktuar vuajtje pafund në të shkuar dhe  në këtë lojë rrezikohet edhe stabiliteti i Shqipërisë, Kosovës dhe vetë rajonit.  Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, theksoi se me këtë veprime fundi i mazhorancës është afër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here