Blogerja rrëfen luftën me tumorin: “Në Shqipëri më thanë se nuk do më përsëritej!”

0
125

Blogerja e njohur në Shqipëri, Estela Ujka ka rrëfyer luftën me tumorin që iu shfaq në njërin nga gishtat e dorës dhe mënyrën sesi e përballoi ajo masën ekstreme për të mposhtur sëmundjen, duke humbur gishtin.

E ftuar në emisionin “Rudina”, Estela tha se ndërhyrja në Amerikë për amputimin e gishtit nuk ishte e para, por ishte më radikalja.

Ajo kishte kryer kontrolle dhe ndërhyrje në një spital privat në Tiranë, mjekët e të cilit e kishin siguruar se nuk do të shfaqej më tumori. Por tumori u përsërit për fat të keq, dhe Estela nuk kishte më besim te mjekësia shqiptare.

“Për fat është një tumor që është mes malinjit dhe beninjit. Pra, nuk është malinj me rrisk jete, por nëse ndërhyrjet nuk kryhen siç duhet, mund të ketë pasoja fatale. Për fatin tim të keq, hera e parë në spitalet private shqiptare nuk rezultoi e suksesshme dhe këtë duhet ta them. Edhe pse m’u tha se nuk do të ketë rrezikshmëri dhe nuk do të përsëritej, u përsërit”, u shpreh Estela.

Estela tregon se në asnjë moment nuk i thanë se do të përsëritej.

“Ndërhyrja herën e dytë në Amerikë ishte radikale. Nuk u ndërtua më gishti ku ndodhej tumori, por vendosëm për një amputim të gishtit”.

Për fat të mirë Estela sot gëzon shëndet të plotë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ajo u shpreh se forcën për të luftuar e gjeti te familja, veçanërisht te 3 vajzat e saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here