Basha një mesazh të fortë në Kuvend: ”Thirrini mendjes, Berlini jua dha mesazhin”

0
131

Edhe pse kryeministri Edi Rama nuk ndodhet sot në Kuvend, kreu i PD-së Lulzim Basha ka këmbëngulur në tezën e tij se vendit i duhet qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme

“Është një Parlament kukull i kapur nga krimi”, u shpreh Basha.

“Vendi është edhe në krizë depresioni, jo vetëm ekonomike dhe sociale. Të gjitha simptomat e një krize totale që ka mbërthyer vendin.

Zgjidhja është zgjedhje të parakohshme dhe qeveri tranzitore. Ne shteruam çdo alternativë politike. As Shqipëria dhe as europa nuk do ju lërë ta vazhdoni këtë maskaradë. Në qershor nuk do të ketë hapje të negociatave, e morët mesazhin nga Berlini.  Faji është vetëm i kryeministrit.

Thirrini mendjes, dëgjoni edhe socialistët e ndershëm… jepini rrugë politike sepse prej 16 shkurtit qytetarët do ta marrin fatin në duar dhe do ta spastrojnë këtë sallë nga njerëzit e krimit që e kanë vendin prapa hekurave të drejtësisë”, u shpreh Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here