Oktapodët jashtë deteve nuk janë të padëgjuar, por në këtë rast të pazakontë supozohet se të jetë zvarritur më shumë se 5 km mbi kodra e fusha për të përfunduar përballë një makine.
Një shofer që u shmang nga rruga për të mos “shtypur një oktapod” është arrestuar pasi dyshohet të ketë qenë nën ndikimin e drogës.
Policia gjeti mbrëmjen e së martës (5 shkurt) një makinë të kthyer mbrapsht mes Malborough dhe Soulth Milton në Devon. Mjekët njoftuan se shoferi nuk kishte lëndime serioze.
49-vjeçarit i janë bërë testet nga infermieret para se të arrestohej. Oficerët që shkuan në vendngjarje bënë një deklaratë ku thonin se nuk kishte asnjë shenjë oktapodi në rrugë.